Trefin Professional

Versioni Standard përfshinë modulet bazike për ndërmarrje kryesisht në segmentin e tregtisë. Në këtë version janë të integruar të gjitha modulet, funksionet dhe raportet, përveç atij të kontabilitetit. Mbështet punën me printer fiskal si dhe punën në rrjet.

Home / Trefin Professional

Moduli i artikujve

Ky modul mundëson ndjekjen e gjendjes fizike dhe financiare të stoqeve në disa njësi organizative.
Vlerësimi i gjendjes financiare të stoqeve bëhet në atë mënyrë duke përfshirë metodën e kostos me çmimin mesatar.
Moduli i Artikujve përmban 3 elemente duke përfshirë:

Mallrat

Shpenzimet

Shërbimet

Shtypja e Etiketave (Barkodeve)

Moduli i shtypjes së etiketave mundëson shtypjen e barkodeve të artikujve, që nuk kanë barkod të vulosur nga fabrika.

Këto barkode mund ti shtypni duke përdorur një printer të zakonshëm A4.

Moduli i blerjeve

Moduli i blerjeve mundëson regjistrimin e furnitorëve duke i përfshirë ata me TVSH ose jo. Ky modul përmban të gjitha dokumentet e nevojshme si:

Faturë Blerje Mallrave

Faturë Shpenzimi

Kthimet nga Blerjet

Veprimet kontabël

Çdo dokument përmban mundësitë e zbritjeve për çdo artikull individualisht. Gjatë regjistrimit për secilin dokument realizohen disa veprime të tilla si:

Kontabilizimi automatikë (Kjo nënkupton që gjatë cdo blerje, programi në mënyrë automatike e kryen procesin e kontabilitetit)

Mbajtja e evidencës së stoqeve duke përfshirë anën materiale si dhe financiare

Vlerësimi i gjendjes së furnitorëve (kartelave)

Skadimin (maturimin) e faturave të papaguara

Raport për blerjet mbi 500 Euro.

Moduli i shitjeve

Moduli i shitjeve mundëson regjistrimin e klientëve duke i përfshirë ata me TVSH ose jo. Klienti (që mund të jetë njëkohësisht edhe furnitorë) i jepet mundësia që ti regjisrohet më shumë adresa (pika të dërgimit), ku në faturë tregohet destinacioni i malli që duhet të dërgohet.

Ky modul përmban të gjitha dokumentet e nevojshme si:

Faturë Shitje Mallrave

Shitjet me Kupon

Faturë Shërbimi

Kthimet nga Shitja

Vecoritë kryesore

Disa nga vecoritë kryesore janë:

Faturat e shitjes dhe shitjet me kupon mund të printohet me cilindo printer fiskal.

Sugjerohet cmimi i fundit të një artikulli gjatë regjistrimit të faturës së shitjes.

Ne rast regjistrimi të një fature me më shumë artikuj, ju mund ta ruani faturën herë pas here dhe të vazhdoni punen me të.

Shfaq gjendjen e klientëve apo artikujve gjatë regjistrimit të faturave

Moduli i Arkës & Bankës

Moduli i Arkës – Bankës lehtëson monitorimin e gjendjes së Arkës – Bankës si dhe regjistrimin e disa veprimeve që lidhen me të siç janë:

Arkëtimi i pagesave nga klienti

Pagesa e faturave te furnitorit

Depozitim / Arkëtim

Tërheqje / Pagesë

Ekstrakti

Vecoritë kryesore

Disa nga vecoritë kryesore janë:

Gjatë cdo shitje/blerje jepet mundësia e arkëtimit/pagesës e menjëherëshem të faturës

Listimi i gjitha fatruave të paarkëtuara/papaguara të klientëve

Gjenerimi automatik i ditarit të arkës/bankës.

Mundësia e kërkimit dhe ndryshimit të çdo dokumenti.

Kontrollimi i shpejt dhe efikas i gjendjes së arkës/bankës.

Moduli i Kontabilitetit

Moduli i kontabilitetit në Program është punuar në përputhshmëri me standardet më të reja të kontabilitetit si dhe me legjislacionin Kosovarë, duke përfshirë të gjitha funksionalitetet bazike.
Në bazë të planit kontabël gjenerohen gjitha raportet financiar të nevojshme dhe të detyrueshme me ligj siç janë: Bilanci i Gjendjes, Pasqyra e të Ardhurave, Pasqyra e rrjedhës së Parasë dhe Pasqyra mbi ndryshimin në Ekuitet.

Vecoritë kryesore

Për çdo grup dhe llogari kontabël gjenerohen raporte si: Ditari i Kontabilitet, gjendja e Llogarive në analitikë dhe sintetikë etj.
Për të gjitha dokumentet (si Faturë Shitje, Blerje, Kthimet etj.) bëhet kontabilizimi automatik i tyre, duke pasqyruar të gjitha transaksionet e regjistruara drejtpërdrejt në bilancin e ndërmarrjes.

Moduli i Punëtorëve

Moduli i punëtorëve përmban evidencën e të punësuarve në ndërmarrje. Çdo punëtori i kalkulohet automatikisht tatimi në pagë si dhe kontributet pensionale në bazë të pagës bruto çdo muaj, të paraparë me ligj. Disa nga dokumentet janë:

Paga Mujore (përllogaritja e pages mujore)

Pagesa e Pagës mujore

Rregjistrimi i punëtorë dhe evidentimi

Pushimet Vjetore

Vecoritë kryesore

Disa nga vecoritë kryesore janë:

Krijimin automatik të fajlit për deklarim online EDI

Veprimet e pagesës së pagës mujore reflektohet drejtpërdrejt në Arkë / Bankë.

Punëtor sekondar

Krijimi i listës së pages përmes bankës

Kartela e punëtorëve

Mundësia e kërkimit dhe ndryshimit të të dhënave të punëtorëve dhe të pagesave.

Gjenerimi automatik i kontratës së punës

Raportet

Programi Trefin përmban një gamë të gjerë raportesh që u mundësonë shfrytëzuesve të informacioneve financiare të përpilojnë dhe të drejtojnë ecurinë e biznesit në mënyrë efikase dhe efektive.
Të gjitha raportet mund të exportohen në formatin e Adobe Reader (.pdf), Word (.doc), Excel (.xls), HTML etj.

Trefin gjeneron rreth 100 raporte si:

Raportet Zyrtare

Raportet Financiare

Raportet e Stoqeve

Raportet e Blerjeve

Raportet e Shitjeve

Raportet e Arkes dhe Bankes

Transaksionet Interne

Ky version mundëson regjistrimin e transkasioneve që zhvillohen për mbrenda kompanise, në disa njesia organizative (Depo).

Përllogartija dhe percaktimi i kostos së mallrave bëhet me metoden e cmimit mesatar, individualisht për secilin artikuj, në date të caktuar.

Kerkimi dhe evidenca e Stoqeve, mund të filtrohet sipas njësive të caktuar, apo në gjtha njesitë

Të tjera

Disa vecoritë të programit Trefin Express janë:

Azhornim automatik i cmimit mesatar nese modifikoni/fshini/krijoni faturë me nje date çfaredo.

Kontrolli i shpejte i gjendjes se artikullit gjate krijimit/modifikimit te faturave.

Konfigurimi i mundësisë së lejimit apo ndalimit të gjendjes negative të artikujve.

Analiza grafike të ndryshme

Raportet sipas ATK-së (EDI, Blerjet mbi 500 Euro etj

color
https://trefin.net/wp-content/themes/skudo/
https://trefin.net/
#43b8de
style1
paged
Loading posts...
/home/u665655344/domains/trefin.net/public_html/
#
on
none
loading
#
Sort Gallery
on
yes
yes
off
Enter your email here
off
off